Studentët e FSHA Ferizaj vizituan fabrikën e gypave IMK në Ferizaj

    Studentët e FSHA Ferizaj vizituan fabrikën e gypave IMK në Ferizaj Me qëllim të lidhjes së njohurive teorike të fituara në fakultet, studentët e Fakultetit të Shkencave Aplikative, vizituan fabrikën e gypave Newco IMK në Ferizaj

    Me qëllim të lidhjes së njohurive teorike të fituara në fakultet, studentët e Fakultetit të Shkencave Aplikative, të shoqëruar ngë prodekani për mësim, Prof.As.Dr. Afrim Loku dhe profesori Mr.Sc. Fatmir Çerkini, vizituan fabrikën e gypave Newco IMK në Ferizaj. Gjatë kësaj vizite, studentët u njoftuan me procesin e prodhimit në fabrikë, me procesin e menaxhimit të cilësisë si dhe me aspektet tjera të menaxhimit në ndërmarrje, sikurse janë marketingu, operacionet, etj. Gjatë tërë vizitës nëpër hapësirat e fabrikës, studentët janë shoqëruar nga inxhinierë dhe menaxherë të departamenteve të ndryshme.
    Në muajt në vijim, fakulteti planifikon të bëjë vizita të ngjashme edhe në institucionet dhe organizatat e tjera prodhuese dhe shërbyese në Ferizaj, në Kosovë e edhe jashtë vendit, nëse mundësitë financiare lejojnë.