Marrëveshje bashkëpunimit në mes të Fakultetit te Shkencave te Aplikuara ne Ferizaj dhe Institutit për Hulumtime Sociologjike, politike dhe Juridike në Shkup

    Marrëveshje bashkëpunimit në mes të Fakultetit te Shkencave te Aplikuara ne Ferizaj dhe Institutit për Hulumtime Sociologjike, politike dhe Juridike në Shkup U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Fakultetit te Shkencave te Aplikuara ne Ferizaj, dhe Institutit për Hulumtime Sociologjike, politike dhe Juridike në Shkup.






    Dekani i Fakultetit te Shkencave te Aplikuara të Universitetit të Prishtinës ne Ferizaj, Prof. Asoc.Dr. Bujar Pira, dhe drejtori i dhe Institutit për Hulumtime Sociologjike, Politike dhe Juridike të Universitetit Ss. Cyril and Methodius në Shkup, Prof.Dr. Jorde Jakimovski, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit. Ky bashkëpunim do të fokusohet, por nuk do të limitohet në:

    · Shkëmbimin e përvojave shkencore dhe bashkëpunimin në
    punë të ndryshme shkencore;

    · Aplikimin dhe implementimin e projekteve të ndryshme shkencore në nivel rajonal;

    · Organizimin e konferencave, punëtorive dhe simpoziumeve të përbashkëta shkencore;

    · Publikimin të përbashkëta në punime të ndryshme në revista shkencore
    Ky bashkëpunim është pjesë e planit të fakultetit për intensifikimin e aktiviteteve dhe bashkëpunimeve me institucionet të ndryshme si motra në rajon dhe me gjerë