Nënshkruhet marëveshje bashkëpunimi në mes të Fakultetit të Shkencave Aplikative në Ferizaj të Universitetit të Prishtinës dhe kompanisë evroenergie L.L.C

    Nënshkruhet marëveshje bashkëpunimi në mes të Fakultetit të Shkencave Aplikative në Ferizaj të Universitetit të Prishtinës dhe kompanisë evroenergie L.L.C U nënshkrua një marëveshje bashkëpunimi në mes të Fakultetit të Shkencave Aplikative në Ferizaj të Universitetit të Prishtinës dhe kompanisë evroenergie L.L.C,

    Fakultetit të Shkencave Aplikative në Ferizaj nënshkroi marrëveshje të bashkëpunimit me kompaninë evroenergie L.L.C, për hartimin e planit të lëndës mësimore “Liberalizimi i tregut energjetik, energjitë e ripërtëritshme dhe efiçienca” në dhe inkorporimit të kësaj lënde në planprogramin mësimorë të këtij Fakulteti, dhe përgatitje ne stafit akademik për ofrimin e kësaj lënde mesimore.

    Rëndësia e kësaj lënde është e madhe për faktin se sektori i energjisë së Evropës Juglindore është çelës për rritje ekonomike rajonale, rritje prosperiteti dhe njëkohësisht hapës i derës së integrimeve në Bashkimin Evropian. Ndihmesë në këtë aspekt ka edhe përgatitja përkatëse e kuadrove të reja në përputhje me trendet zhvillimore evropiane dhe në përputhje me kërkesat perspektive të vendit.

    Marrëveshja e bashkëpunimit do te rrezultoj me:

    · Shkëmbimin e përvojave akademike në sferën e tregut energjetik gjerman dhe atë kosovar,

    · Zgjerimin dhe pasurimin e programit të studimeve të fakultetit në fushën e energjisë

    · Trajnimin dhe certifikimin e dy mësimdhënësve të Universitetit të Prishtinës në Liberalizimin e tregut energjetik, energjisë së ripërtritshme dhe efiçiencës

    · Publikimin e dy punimeve të përbashkëta shkencore në fushën e energjisë