Historiku i Fakultetit

Nismat e para të FSHA në Ferizaj datojnë prej vitit 1976, kur Kuvendi i Kosovës me Vendimin 692-2 themeloi Qendrën e Shkollimit të Lartë.
Në Qendër funskiononte seksioni i makinerisë dhe industrisë së drurit me nga V (pesë) semestra, si dhe seksioni i punëtorëve me nga IV (katër) semestra.
Në vitin akademik 1988 Qendra e Shkollimit të Lartë suprimohet dhe themelohet Shkolla e Lartë Teknike, me seksionin e Makinerisë dhe Industrisë së drurit, ndërsa seksioni i punëtorëve u suprimua tërësisht.
Në vitin akademik 2002/03 u miratuan planprogramet e reja mësimore sipas sistemit të Bolonjës për studime themelore (Bachelor), për Departamentin e Makinerisë me profilin: Teknika e Përpunimit të Materialeve Artificiale dhe Departamentin e Industrisë së Drurit me profilin: Përpunimi i Drurit.
Me Vendimin e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës nr. 5/230 të 05.09.2005, SHLT transformohet në Fakultet të Shkencave Teknike të Aplikuara, me Departamente dhe profile të njejta.


EMËRTIMI I FAKULTETIT DHE PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Me aprovimin e statutit të ri nga Universiteti i Prishtinës në Kuvendin e Kosovës, Fakulteti ynë mbane emrin:
- Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj
(FSHA-FERIZAJ)

Në Fakultetin tonë funksionojnë tri departamente:
     Departamenti i Makinerisë
• profili: Teknika e Përpunimit të Materialeve Artificiale (plastmasat)

     Departamenti i Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit
• profili: Dizajni në Interier dhe Teknologjia e Drurit.
dhe
     Departamenti i Menaxhmenti Industrial
• profili: Menaxhmentj Industrial



MISIONI DHE VIZIONI I FSHA- FERIZAJ

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj është njësi akademike e Universitetit të Prishtinës e angazhuar për mësimdhënie dhe për kërkime të aplikuara shkencore në disiplinat akademike të lëmive të Makinerisë në profilin: Teknikës së Përpunimit të Materialeve Artificiale (plastmasat), ate të Dizajnit dhe Teknologjisë së Druritit me profilin: Dizajni në Interier dhe Teknologjia e Drurit dhe Menaxhmenti Industrial me profilin: Menaxhmenti Industrial.
Mësimdhënia akademike e Fakultetit përqëndrohet në programin e studimeve themelore (Bachelor) të orientuara për punë praktike, duke u bazuar në konceptin e Universiteteve të Shkencave të Aplikuara të Evropës.
Programet mësimore janë të bazuara dhe punuara sipas sistemit të Bolonjës, me ç’rast çdo lëndë është vlerësuar me kredi sipas ngarkesës së studentit. Numri i kredive dhe angazhimi është i praqitur në tabelën e planeve mësimore të departamenteve.
Në të tri departamentet ekzistuese (Makineri, Dizajni dhe Teknologjia e Drurit dhe Menaxhmenti Indutrial), studimet zgjasin 3 vite, respektivisht VI semestra. Studimet në semestrin e VI janë të përqëndruara në punë praktike për aftësim të studentëve dhe përfundojnë me mbrojtje të punimit të diplomës.
Minimumi për diplomim është 180 kredi të ECTS.
Në profilet aktuale synimet janë të përqëndruara në kërkesat për nevojat e vendit, riaftësim dhe mësim gjatë gjithë jetës së profesionistëve duke ofruar shërbime praktike për partnerët vendor.
Qëllimet tona në të ardhmën janë që të formojmë dy institute (për Makineri dhe Dizajn me Teknologjinë e Drurit ) me ç’ rast përveq aftësimit të studentëve , do të ofrohët mundësia e krijimit të të ardhurave vetanake për Fakultet dhe Univesitetin e Prishtinës. E kjo nëpërmes ekzaminimeve, ekspertizave, atesteve , hulumtimeve të ndryshme etj,.
Fakulteti do të bëjë avancimin e diturisë, ideve dhe shkencës në sitemin e Lartë të arsimit të Kosovës e posaqërisht në përgatitjen e kuadrove për udhëheqje dhe organizim të punës praktike në ekonomi.
Puna praktike në Fakultet do të mbështesë dhe krijoi standarde më të larta në kërkime shkencore për shfrytëzim sa më efikas të burimeve vetanake, të ketë bashkëpunim sa më efikas në aktivitetet e mësimnxënjës në nivel kombëtar, rajonal e ndërkombëtar, duke iu përshtatur standardeve ndërkombëtare, njëherit duke u integruar në Zonën Evropiane të arsimit të lartë e që përfaqësohet nga Bashkësia Evropiane
Misioni i institucionit tonë është që përgjatë punës me studentë gjatë studimeve të zhvillohët aktiviteti bashkëpunues me partnerë vendor e të jashtëm përmes mobilizimit të studentëve dhe mësimdhënësve, në shfrytëzimin resurseve materiale, duke bërë komparacion në mes nevojave ekonomike vendore dhe rritjes permanente të kualitetit në mësimnxënje.
Përndryshe profilet të cilat aktualisht funksionojnë në Fakultetin tonë janë të vetmet në Kosovë, mjaft atraktive me një perspektivë për punësim në të ardhmen, bazuar në resurset natyrore nga sasia drurore e pyjeve të Ferizajt dhe Kosovës, industrisë metalike e Kosovës dhe përvojat e gjertanishme.